Sport

Mbyllet hetimi, Dani Alves rrezikon një dekadë burg

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 February 2023

Hetimi për padinë ndaj Daniel Alves është drejt fundit dhe së shpejti mund të shpallet data e gjykimit. Sipas gazetës “El Mundo”, lojtari brazilian rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg.

Daniel Alves akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, më 30 dhjetor, në një klub në Barcelonë.

Gazeta citon një burim nga Gjykata e Barcelonës, i cili thotë se procesi i hetimit, praktikisht, ka përfunduar.

-Advertisement-

“Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë”, thotë burimi, ndërsa gazeta thekson se tashmë janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe janë kryer të gjitha analizat e ADN-së që normalisht vonojnë proceset.

Lojtari po mbahet në paraburgim për më shumë se një muaj. Lojtari 39-vjeçar duhet të përgjigjet për “krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg”, me faktorin rëndues “shpërdorimi i epërsis, duke e detyruar viktimën”, që parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet.

“El Mundo” shton gjithashtu se mbrojtja e lojtarit po studion se ai mund të bëjë deklarata të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera