Sport

Mbyllet dueli në “Fadil Vokrri”, mësohet gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës

Autori: E.M 17:51 | 10 February 2019

Ka përfunduar dueli ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89, i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 120 minutave lojë asnjëra skuadër nuk arriti që te shënoj, më një Prishtinë që ishte më kërkuese për gol por jo edhe konkretizuese.

Për ta mësuar gjysmëfinalistin e katërt u deshtë ti shohim penalltitë, ku skuadra e Trepçës ‘89 u tregua më saktë dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Rezultati pas penalltive ishte 5-4 për 89-shin.

-Advertisement-

Për Prishtinën shënuan Armend Thaqi, Allen Jasharovski, Ergyn Ahmeti, Mario Morina, ndërsa dështuan Armend Dallku dhe  Arbër Hoxha.

Për Trepçën ’89 shënuan Renato Yshmeri, Elton Bastriu, Ylber Maloku, Gzim Rusi dhe Betra Herman, ndërkaq dështoi vetëm Orges Gavaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera