Sport

Mbyllet ‘drama’ në Allianz Arena, kjo skuadër arrinë fitore të madhe

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 07 April 2021

Ka përfunduar ndeshja e ‘çmendur’ ndërmjet Bayern Munchenit dhe PSG-së e zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Allianz Arena’, fitore ka arritur parisienët që kanë mposhtur ‘bavarezët’ me rezultat 2-3.

Golat për mysafirët i realizuan Kylian Mbappe 2x (3’ dhe 68’) dhe Marquinhos (28’), kurse për vendasit shënuan Maxim Choupo-Moting (37’) dhe Thomas Muller (60’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje në udhëtim, PSG ka bërë një hap të madh drejtë kalimit në gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit mes PSG-së dhe Bayern Munchenit do të luhet pas një jave në Paris./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera