Mbyllen shkollat, bllokohet transporti, greva masive në Francë: Nuk punojmë deri 64 vjeç
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 31 January 2023
Kundërshtimi i reformës në pensione paralizoi mbarë Francën. Greva janë mbajtur në të gjithë vendin, në valën e dytë të protestave kundër presidentit, Emmanuel Macron, i cili do të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Tetë sindikata të mëdha po marrin pjesë në këto greva, të cilat kanë sjellë mbyllje të disa shkollave, bllokim dhe probleme të tjera në linjat e transportit publik dhe në rafineritë e naftës.
“Punëtorët e ndërtimit nuk mund të punojnë dot deri në moshën 64-vjeçare. Duhet të marrim parasysh vështirësinë e punës. Për presidentin është e lehtë, pasi ai ulet në një karrike dhe mund të punojë edhe deri në moshën 70 vjeç”, u shpreh Ikeolis Atlantique, shofer autobusi.
“Mendoj se udhëtarët nuk duhet të ndikohen, qeveria duhet të jetë ajo që duhet të shqetësohet, nëse grevistët duan të ndryshojnë vërtetë diçka”, thotë Axel Gaillard, student.
Sipas vlerësimeve, më shumë se 1 milion francezë u janë bashkuar manifestimeve dhe grevës. Sindikatat pretendojnë se gjysma e mësuesve u janë bashkuar atyre, por Ministria e Arsimit thotë se numri ishte vetëm çereku i arsimtarëve në total.
Pavarësisht kundërshtive të forta dhe sondazheve që sugjerojnë se dy të tretat e votuesve në Francë janë kundër ndryshimeve, qeveria Macron po vijon ta shtyjë përpara këtë reformë.
Por, pa një mazhorancë në parlament, presidenti duhet të mbështetet në republikanët e djathtë për ta kaluar reformën në Asamblenë Kombëtare.
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...