Sport

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 22 September 2020

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës, që po luhen në kuadër të xhiros së dytë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave të parë Arbëria dhe Prishtina po luajnë baras 1-1.

Golin për lipjanasit e ka realizuar Dior Zabërgja në minutën e 10’, ndërsa për kryeqytetasit ka shënuar Otto John në minutën e 34’.

-Advertisement-

Edhe Drenica me Besën po luajnë me rezultat 1-1 në stadiumin ’Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Golin për vendasit e ka shënuar Hysen Tahiri në minutën e 44’, ndërsa për mysafirët ka realizuar Matheus De Paula në minutën e 34’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera