Sport

Mbyllen ndeshjet e Ligës së Parë, këto skuadra hynë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 18 May 2019

Kanë përfunduar shtatë takimet e javës së 30-të dhe të fundit për këtë sezon në Ligë e Parë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç Vushtrrisë që tashmë është shpall kampion i Ligës se Parë edhe Dukagjini i Klinës pas 16 viteve është rikthyer në elitën e futbollit kosovar. Klinasit triumfuan në shtëpi ndaj Drenasit me rezultat 3-0 për ta rrëmbyer pozitën e dytë që dërgon direkt në Superligë.

Edhe pse me pikë te barabarta me Besën, Duakgjini inkuadrohet në Superligë për shkak të dueleve direkte dhe golaverazhit më të mirë të klinasve.

-Advertisement-

Besa e Pejës e ka humbur mundësin e artë që të inkuadrohet në Superligë direkt pasi është ndalur në barazim 1-1 nga Kika.

Kështu pejanët inkuadrimin në Superlgië do ta kërkojnë përmes barazhit.

Inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar përmes Barazhit do ta kërkoj edhe Vëllaznimi i Gjakovës, të cilët humben nga Bashkimi Koretin me rezultat 2-1.

Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rang garash.

Më poshtë keni rezultatet komplete të shtatë takimeve të sotëm.

2 Korriku – Ramiz Sadiku 2:1

Fushë Kosova – Vitia 1:0

Dukagjini – Drenasi 3:0

Arbëria – Istogu 4:1

Vllaznia-Trepça 2:0

Vëllaznimi-Bashkimi (K) 1:2

Kika-Besa 1:1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera