Mbrojtja kërkon nga Apeli lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/dp.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 21 October 2022
Mbrojtësit e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri kërkuan nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet dhe i akuzuari Naser Pajazitaj të lirohet nga akuza.
Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.
Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar ankesë avokatët Kollçaku dhe Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, prokuroria me parashtresë ka propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.
Ankesa u shqyrtua të premten nga kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Aferdita Bytyqi Kryetare, Xhevdet Abazi gjykatës referues dhe Tomislav Petroviq anëtar.
Avokati Kollçaku ndër të tjera ka thënë se në ankesë ka potencuar shkelje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
“Në ankesën time kam potencu shkelje esenciale të dispoztave të Kodit të Procedurës Penale, në përgjithësi i kam cekur shkeljet e nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale, kam potencu që gjykata e shkallës së parë gabimisht ka interpretuar të gjitha provat materiale të cilat janë cekur, ka konstatuar prova të cilat askush nuk i ka parë gjatë asnjë shqyrtimi gjyqësor”, ka thënë ai.
I njëjti krejt në fund i ka propozuar gjykatës që i mbrojturi i tij të lirohet.
“Kom kërku që kjo çështje të përfundoj këtu, i mbrojturi im të lirohet nga përgjegjësia”, tha avokati Kollçaku.
Ndërsa, avokati Tahiri ndër të tjera ka thënë se prokuroria menjëherë pas gjetjes së trupit së tani të ndjerës ka arrestuar të akuzuarin Naser Pajazitaj duke eliminuar çdo pjesë tjetër të mundshme të kësaj vepre penale.
Krejt në fund, i akuzuari Pajazitaj tha se e ndjen veten të pafajshëm dhe se Gjykata Themelore në Ferizaj e ka ditur se kush është kryes i veprës penale.
“E ndjej vetën tërësisht të pafajshëm për veprën e cila më vihet në barrë, faktikisht 90% gjykata në Ferizaj e ka ditë se kush është kryesi i veprës, i cili është deklaru vetë në shkresat e landës, zotri Haki Pajaziti qysh në janarin e vitit 2016 në pytjen e prokurores kur e ka marrë në pytje pa prezencën e mbrojtësit tim thuhet në deklaratë Haki Pajaziti akuzon Naser Pajazitin për t’i mbulu marritë e veta”, ka thënë i akuzuari Pajazitaj.
Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.
Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.
Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.
Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.
Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës sëApelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.
Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.
Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.
Gjykata Themelore në Ferizaj, më 27 maj 2021, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë. Më pas, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha– Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, e pikërishtnë vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.
Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduarrrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kaloni pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.
Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohej se më parë e deri më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc, Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke, në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.
Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe deri më 23 maj 2017, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 dhe 2 karikatorë të zbrazët, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 iKPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 iKPRK–së. /BetimipërDrejtësi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Foto-Kryesore-1.png)
Të tjera
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...
-
KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cila...
-
Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike
Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim p...
-
Ku mbeti premtimi për Policinë e Kosovës? S’ka sigurime për mbrojtësit e sigurisë së vendit
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëta...
-
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca,...
-
Përfundon testimi i maturantëve, MASHT del me njoftim për datën e publikimit të rezultateve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka...
-
Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshica ka komentuar masat e BE-së...
-
Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Anto...
-
Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive
Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë ver...
-
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë...
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...