Sport

Mbrojtësi veteran projekton rikthimin në vendlindje, i ka të numëruara ditët te Real Madrid!

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 25 October 2021

Karriera e një futbollisti nuk është e përjetshme, po ashtu as durimi i një klubi.

Kështu shumë veteranë te Real Madrid kanë nisur ta projektojnë të ardhmen e tyre larg klubit madrilen. Njëri prej lojtarëve që po merr në konsideratë ta mbyllë aventurën e tij me fanellën madrilène është Marcelo, i cili po vlerëson një rikthim në Brazil.

33-vjeçari, i cili është pjesë e spanjollëve që nga viti 2006, duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ancelotti, i cili para tij preferon Ferland Mendy. Sipas mediave, mbrojtësi i krahut të majtë mund të rikthehet te Fluminense, klub ku ka nisur karrierën si profesionit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera