“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me katër muaj burgim për posedim të pasaportës false

Autori: Gazeta inFokus
16:13 | 19 June 2023
I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.
Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.
Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.
Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.
Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.
Ata kanë thënë se janë të bindur që pasaportat janë ligjore, ndonëse më vonë e kanë pranuar një njoftim të Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) se dokumentet e tyre të udhëtimit janë të paligjshme.
Arrestimi i Do Kwon-it ka marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.
Mbajtja e tij në Podgoricë i ka trazuar edhe ujërat politike, pasi ai i ka dërguar një letër kryeministrit me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviqit, në të cilën ka thënë se e njeh Millojko Spajiqin, liderin e Lëvizjes Evropa Tani.
Spajiq është kandidat për mandatin e ardhshëm qeveritar në Mal të Zi.
Gjithçka ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 qershor në këtë shtet.
Para procesit zgjedhor, Abazoviq dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.
Më pas, për shkak të letrës së Do Kwon-it, është organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri Kombëtare.
Spajiq i ka hedhur poshtë dyshimet e Abazoviqit dhe e ka akuzuar atë për abuzim me institucione, si dhe ka deklaruar se nuk do të diskutojë me partinë e Abazoviqit për formim të koalicionit qeveritar.
Zyra e Prokurorit e ka marrë më pas në pyetje Do Kwon-in, për letrën në të cilën është përmendur Spajiq, mirëpo jugkoreani ka mohuar të ketë financuar ndonjë parti në Mal të Zi, përfshirë atë të Spajiqit. (Rel)

Të tjera
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...
-
Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. ...
-
“A e ke prit këtë transformim kaq të madh të LVV-së” – Përgjigjja epike e Eugen Cakollit, teksa tregon ndryshimin e Vetëvendosjes
I ftuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Eugen Cakolli nga Instituti...
-
“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind s...
-
Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi...
-
Kusari-Lila tregon edhe ofertën e tretë që e bëri në takim me liderët e partive politike
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë taki...
-
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se dis...
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...