Mbretëria e Bashkuar paralajmëron, Putin mund të nisë luftë të re botërore
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 29 April 2022
Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe.
Ky paralajmërim vjen pas pretendimeve të Rusisë se pushtimi i Ukrainës ka gjasa të përfundojë në një luftë botërore bërthamore.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka paralajmëruar se tirani rus mund të përdorë festën tradicionale të Ditës së Fitores, e cila shënohet më 9 maj e që përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore, për t’iu bërë thirrje trupave ruse për një “luftë me nazistët e botës”.
Britaniku gjithashtu shtoi se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikonte të shndërrohej në “një lloj rritjeje kanceroze” që duhet të ndërpritet, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.
Deklarata e tij vjen pas asaj të redaktores së transmetuesit shtetëror rus RT, Margarita Simonyan, e cila në një transmetim tha se më shumë mundësi kishte që presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën. Edhe më herët, thuhej se Putin do të përdorte Ditën e Fitores për të shpallë fitoren në luftën në Ukrainë.
“Nuk do të habitesha se ai ndoshta mund të deklarojë më 1 maj se “tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus”. Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat, mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka dhe thjesht ajo të jetë një lloj rritje kanceroze”, tha Wallace për radion londineze LBC.
Ai tha se Britania duhet të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit në mënyrë efektive për të vazhduar të luftojnë.
Moska ka vazhduar të bëjë kërcënime kundër Perëndimit për shkak të dërgimit të armëve në Ukrainë. Dje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se tendenca për të dërguar armë, përfshirë armë të rënda, në Ukrainë, janë “akte që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë jostabilitet”.
Të tjera
-
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor t...
-
Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë...
-
Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyl...
-
Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë
Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipëris...
-
Oficeri i ushtrisë gjermane fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Dogana konfiskon 4 mijë copë “Ariel”, ishin të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ...
-
Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj gjashtë zyrtarëve të Junikut
Për shkak të mungesës së anëtares së trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova dhe...
-
Pasagjeri v*des pas turbulencave të forta gjatë fluturimit në avion, lëndohen disa të tjerë
Një pasagjer ka humbur jetën dhe disa të tjerë u lënduan sot, sipasojë e turb...
-
BE miraton ligjin e ri për ‘Intelegjencën Artificiale’
Të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi legjislacionin e ri për ‘Int...
-
Shuarja e NKEC-it, Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të qever...
-
Ther*t me thïkë një person në Gjakovë
Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë. “Një mashkull kosova...
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...