Sport

Mbrëmë luajti kundër idhullit të tij, këto janë fjalët e Mbappes pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 12 October 2020

Futbollisti i PSG-së dhe kombëtares franceze, Kylian Mbappe, mbrëmë pati rastin të luaj kundër njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi francez kohë me parë kishte deklaruar se idhulli i tij është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

Franca dhe Portugalia u takuan në kuadër të Ligës së Kombeve, e ku Mbappe dhe Ronaldo luajtën kundër njëri tjetrit.

-Advertisement-

Pas ndeshjes lojtari i PSG-së publiku fotografi me yllin portugez, ku shkruajti “Idhulli im”.

Postimit Mbappe i’a bashkëngjiti edhe një emoji ‘Goat’, që nënkupton “më i miri i të gjitha kohëve”.

As Mbappe e as Ronaldo nuk shënuan gola, pasi ndeshja u mbyll pa gola 0-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera