Mblidhet Kuvendi, në rend dite votimi për çmimet e produkteve themelore

Autori: Gazeta inFokus
06:58 | 24 October 2022
Sot Kuvendi i Kosovës do t`ë vazhdojë me punimet nga pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Kuvendi do të ketë në rend dite, votimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili në seancën e kaluar në mungesë kuorumi gjatë procesit të votimit nuk pati vendimmarrje pët të, raporton RTKlive
Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 4 gushtit, duke filluar me shyrtymin e 11 amendamentet e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Pika tjera në rend dite janë: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.
Kurse pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 7 tetor 2022 janë: votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Ndërkaq pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator 2022 janë: votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë, shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Po ashtu Kuvendi do të ketë në rend dite edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 29 shtator dhe 3 tetor 2022y e cila është votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e filluar 14 tetor 2022 janë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Të tjera
-
e-Kosova lanson një shërbim të ri për grante
Platforma e-Kosova ka lansuar një shërbim të ri që ka të bëjë me grantet. ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...
-
e-Kosova me një shërbim të ri, ka të bëjë me grantet
Platforma elektronike e-Kosova ka lansuar një shërbim të ri për të gjithë qyt...
-
Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari
Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë...
-
Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim me presidentin hunga...
-
Taulant Balla takon djalin e Hashim Thaçit: Më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin se Thaçi është i fortë dhe krenar
Djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka takuar në Tiranë ministrin ...
-
Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy ar*më
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 2...
-
REL: Aleksandar Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë ...
-
Pamje të rënda të qytetarit që dyshohet se u sulmua nga polici pas një konflikti për gjobë
Një konflikt i nisur për një gjobë të trafikut ka përfunduar me dhunë të dysh...
-
Supremja shfuqizon paragrafin që KPM e shtoi për të zgjedhur kryetarin e ri pa i skaduar mandati të vjetrit
Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për padinë që...
-
Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?
Konflikti i Izraelit me Iranin mund të duket si një përballje e pabarabartë n...
-
KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Klankosov...