Lajme

Mblidhet Kuvendi, në rend dite, buxheti i vitit 2022 dhe paga minimale

Autori: Gazeta inFokus 06:39 | 06 June 2022

Sot me fillim në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës plenare.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022.

Pikë e rendit të ditës është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Po ashtu, në këtë seancë në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022: Si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera