Lajme

Mblidhen mjekët pas vendimit të qeverisë Kurti për uljen e shtesave

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 22 April 2021

Qeveria e Kosovës të mërkurën shpalosi pakon prej 20 milionë eurosh për tu dalë në ndihmë të gjithë atyre që u përballën me pandeminë.

Në këtë mbledhje qeveria ndau 5 milionë euro për shtesat për punëtorët shëndetësorë, përderisa shtesat e mjekëve nga 250 u ulën në 150 euro.

E kjo për mjekët po duket të jetë e pakuptueshme. Të paktën kështu ka thënë për Gazetën inFokus, nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Delija.

-Advertisement-

Delija madje ka thënë se sot do të mblidhet kryesia e FSSHK-së për të diskutuar në lidhje me këtë përderisa ende nuk kanë marrë asnjë vendim zyrtar nga qeveria për uljen e shtesave.

Kurti dhe ambasadori i Norvegjisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

“Nga 250 shtesat për mjekët kanë rënë në 150, se pse është bërë kjo ulje e shtesave vetëm për mjekët ne nuk e dimë, pasi nga qeveria nuk kemi pasë as edhe një njoftim zyrtar apo ndonjë bisedë në lidhje me këtë. Në momentin që të kemi diçka zyrtare nga Qeveria ne do të veprojmë dhe sot do të mblidhet kryesia e FSHSK-së për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Mjekët e kanë pasë shtesën 250 euro , infermierët 150 dhe stafi mbështetës e ka pasë 100 euro. Vetëm për mjekët ka ndryshuar dhe ne nuk e dimë pse”, ka deklaruar Delija.

E përveç shtesave të mjekëve me vendim të qeverisë të mërkurën u ulën edhe shtesat për pensionistët nga 20 në 10 euro.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati këtë e ka quajtur barazi e shpërndarjes së këtyre mjeteve, shkruan Gazeta inFokus.

“Në të kaluarën kemi pasur subvencionim mbështetje për skemat pensionale dhe sociale dy tre muj ka qenë një pauzë pastaj ka vazhduar edhe dy tre muaj tjerë. Plani tani është që kjo të shtrihet deri në fund të vitit. Pra e kemi bërë një shtrirje dhe duke e konsideru që ta zëmë te skemat pensionale dikush që e ka pas pensionin 90 euro i ka marrë 30 euro shtesë dhe e ka kalu dikë që i ka pasë 101 euro kësaj radhë vendimi është që kjo të shtrihet përgjatë tërë vitit, mirëpo asi soj që ai që i ka 75 euro i merr 25, e ai që i ka 90 euro i merr 10”, ka thënë Murati, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera