Mbi gjynjëzimin e kamaradit Sholc
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 22 July 2024
Tani, a duhet Kurti edhe kamaradin e tij, Sholcin, socialdemokratin më të fuqishmi në Evropë, ta quan, si atëherë sekretarin e shtetit Blinkën, politikan super naiv, të kapur nga një dalldi për litiumin, meqë bëri pazar të hapur me fashistin Vuçiq?
Shkruan: Shkëlzen Maliqi
Kancelari gjerman Sholc para disa ditësh sikur u gjunjëzua në Beograd kur me presidentin e Serbisë Vuçiq e firmosi një memorandum strategjik me vlerë prej shumë miliardë eurosh mes Gjermanisë dhe Serbisë. Me Vuçiqin! Çudi!
Kush ka mundur me parashikua se Gjermania, që ishte lidere e politikave që edhe në vetë Serbinë vlerësoheshin si “anti-serbe” ose më saktë “pro-shqiptare”, do të bënte një hap të tillë. Gjermania ishte ajo që, së bashku me Francën, e propozoi dhe i detyrojë dy palët që të aprovojnë Marrëveshjenn e Ohrit në bazë të planit franko-gjerman që pastaj u pranua edhe nga BE-ja. Plani që parasheh njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pa obligimin që njohja të jetë edhe de jure.
Po kështu, Gjermania ishte nismëtare e njohjes në OKB të Rezolutës mbi gjenocidin në Srebrenicë, që shkaktojë zemërime të mëdha në Serbi.
Thuajse njëkohësisht, Gjermania ishte shteti kyç pro anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në Këshillin e Evropës, me çka do të katapultohej ndërkombëtarizimi i pavarësisë së Kosovës në një nivel tjetër të afirmimit të pakthyeshëm, si goditje nga më fatalet ndaj pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Por, jo, kjo nuk ndodhi sepse Gjermnia e tërhoqi përkrahjen. Anëtarësimin në KE dështojë për shkak të miopisë së qeveria tonë idhnake sepse refuzoi ta bëjë një hyzme minimal që kërkohej si garanci serioziteti, që drafti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, në parim edhe ashtu i pranuar nga Kryeministri Kurti, të dërgohet për vlerësim në Gjykatën tonë Kushtetuese. Ishte procedurë, jo diktat! Por nuk pranoi krenaria e gjeniut Kurti, i cili tha “draft-statusi nuk është i Kosovës, është i BE-së, le ta çojnë ata te Komisioni i Venecias, ne i kemi idetë tona për Asociacionin…” E humbem vetë bllanko ofertën e KE edhe për skak të manovrave qesharake të letrave të kryediplomatës Donika Gërvalla-Shvarc, prej të cilës pritej të kishte sensin elementar, – ka jetuar gjatë në Gjermani, burrin e ka gjerman, – për rolin kyç që e kishte Berlini në çëshjen e anëtarësimit në KE.
Ja, kjo ka qenë parahistoria e raporteve mes Serbisë dhe Gjermanisë.
Beogradi zyrtar prej kohësh zemërohej me nismat gjermane, supozohej se marrëdhëniet me Berlinin janë në krizë, ishte në pyetje se çka do të ndodhë me investimet e mëdha të Gjermanisë në Serbi në kohën e kancelares Merkel… Por befas, ndodhi – memorandumi Sholc-Vuçiq. Ata nuk e fshehën arsyen pse ndodhi kthesa. Ishte një marrëvershje urgjente interesi, mbi eksploatimin e metalit strategjik, litiumit, që Serbia e ka me bollëk, kurse Gjemanisë i duhet për transformimin e ekonomisë së saj. Litiumi është komponenta kyçe për prodhimin e baterive dhe energjizues i pajisjeve të teknologjive më të avancuara të kohës.
Interesi vital i Gjermanisë, fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë, është që të sigurojë sasitë e mjaftueshme të litiumit për të mbetur konkurente në transferimin marramendës të teknologjive ku p.ah. edhe industria e makinave, ku Gjermania ka qenë superfuqi botërore, po ngecë ndieshëm në krahasim me Kinën dhe disa vende tjera, te prodhimi i automjeteve elektike, sepse nuk e ka mjaftueshëm, si vendet konkurente, lëndën e parë e për rritjen ekonomike, litiumin. Me memorandumin e Beogradit, Gjermania ka sigurtuar 17 % të nevojave të saja për litium, kurse Serbia dhe regjimi i Vuçiqit, një mbështetje të fuqishme ekonomike, qindra mija vende të rejqa të punës, fluksin e kapitalit gjerman dhe evropian. Faktim që marrëveshjen e bëjnë me një autokrat dhe politikan dyfytyrës, nuk e shqetëson Sholcin pragmatik, sepse e di se është më lehtë të dirigjohet me një autokrat se sa ndpnjë pushtet “demokratik”, që p.sh. në Serbi, te opozita aktuale, çështja e eksploatimit të litiumit, po shikohet me dyshime të mëdh, për shkak se si teknologji është e rrezikshme për ambientin, tashe me disa vite janë organozuar demonstrata të mëdha, me qintra mijaëra pjesëmarrës, për ndalimin e eksploatimit të litiumit nga një firmë australiane.
Në këtë kontekst, ne në Kosovës duhet të flasim hapur se çka po ndodh me politikën tonë, ku jemi me strategjinë e lodhtë populliste të Kryeministrit Kurti, i cili e ka paralizuar vendin dhe, prej muajsh, e izoloi veten nga kontaktet me faktorët relevantë ndërkombëtarë, përfshirë edhe partnerët strategjikë që e kanë mundësuar pavarësimin e Kosovës. Nuk e thërrasin më në samite ku do të duhej të ishte, në shumicën e tyre mbase edhe vetë nuk ka dëshirë që të marrë pjesë. Kjo ka për pasojë shtërpësinë, sikur jemi pezull dhe të shkëputur nga proceset dramatike që po ndodhin në botë, thjeshtë jashtë loje, sepse Kryeministri në vazhdimësi ka refuzuar që të koordinohet dhe bëjë detyrat e shtëpisë, i fascinuar me beteja ideologjike dhe “parimore” me politikat pragmatiste strategjike të Perëndimit, që atij i duket sikur e miklojnë Vuçiqin, dhe e merrte guximin që edhe Blinkenit ti thitë se është naiv dhe nuk po e kupton ser Vuçiqi është fashist.
Tani, a duhet Kurti edhe kamaradin e tij, Sholcin, socialdemokratin më të fuqishmi në Evropë, ta quan, si atëherë sekretarin e shtetit Blinkën, politikan super naiv, të kapur nga një dalldi për litiumin, meqë bëri pazar të hapur me fashistin Vuçiq? Por, ama, Shollci edhe me këtë memorandum e ka në dorë Vuçiqin, më shumë se që Vuçiqi mund ta ketë atë, sepse Sholci angazhohet që Gjermania të mbetet superfuqi ekonomike, nuk rri duarkryq para sfidave, as rreth luftës në Ukrajinë, as te çështja e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndmor. Ia tha edhe në Beograd qartë Vuçiqit, se Serbia doemos duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në bazë të marrëveshjes së Ohrit.
Politika aktive bëhet kur je në lojë dhe në kontakte faktorizuese, kur informohesh për proceset realpolitike dhe ke ndikim, kur ke këshilltarë ekonomik dhe jo vetëm politikë të frymës tashmë anakronike “antiimperialiste” si të kohës së Enver Hoxhës.
Kurti i idealizuar si i stërmençur, nuk komunikon me botën. Prej kohësh ka takime të vetëaranzhuara ndërkombëtare vetëm në trajtën e vizitave turistike (Izmiri së fundi, katër ditë të kota) ose konferencave jorelevante ku mban ligjerata akademike duke u përpjekur të fascinojë një publikë me pritje po aq anakronike sa janë edhe të tijat, sepse as vetë nuk po i kupton mirë proceset real-politike që po zhvillohen në botë, ku duhesh të jesh pjesëmarrës aktivë, për të pasur ndikim dhe përfitime. Politika tre vjeçare e Kurit është tragjikisht autiste, e papërshtatur nevojave reale që i ka Kosova, si në administrimin e vendit, që po e bëjnë kryesisht ministrat jokompetent, ashtu edhe në avanciminn e statusit të merituar ndërkombëtar të shtetit.
Alarmi është aktivizuar prej kohësh, por Kurti e neutralizojë përpjekjen e vetme të duhur që të përshpejtohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor ose javën e parë të korrikuit. E premtoi pastaj nuk e bëri, as e gjeti të udhës të arsyetohet.
S’di nëse tani, pas tronditjes me Sholcin, mund të kapim trenin e pjesëmarrjes në real-politikë, e jo të ndjekim politikën e kopallave të ndyshkura ideologjike të Kurtit dhe të këshilltarëve të tij që flasin mme duhmën e mykut të bunkerave të kohës së Enverit. Dikush duhet ti thotë këtij trimi: O Albin, merr këshilltar të hajrit që e kuptojnë pse litiumi e gjynjëzoj kamaradin tënd Sholcin. Ose edhe, pse vizita jote te Erdogani ishte fijasko, vetëm me dekor protokoli dhe pa asnjë përmbajtje, pos zotimit se Turqia mbetet aleate e popullit të Kosovës. Kështu e thotë edhe Bajdeni. Edhe kamaradi yt Sholci i gjynjëzuar i realpolitikave.
Shpresoj se qeverisja Kurti do të pëlcet shumë shpejt me atë cipën e lehtë e ballonit të fryer me rrena dhe mashtrime që pa na e mban në ajër një helm popullist iluzionesh mbi sukseset e regjimit të tij të kotë, me gjithë atë dekor mediokritetësh që e administrojnë vendin mozo’makeq pa perspektivë. Le të pëlcas edhe balloni i lëvizjes së rrejshme “Guxo” që ia dha shumicën absolute 51,3 % në zgjedhje, por pastaj rra në heshtje, s’pati guximin t’ia thoshte troç as edhe një vërejtje publike për vendumërimin katërvjeçar poshtërues. Po të ishte Guxo e guximit do t’ia përplasë edhe Albinit turinjëve: ‘Ku po na çon, he, burri i dheut, drejt izolimit!”, siç u pat rrit dhe afirmua duke i kritikuar vend e pavend Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, për politikat që atëherë thoshin se janë tradhëti (demarkacioni, “zajednica”) e sot janë bërë kokaina manipulative e një pazari edhe më të ulët seç u pat bë nga “pushteti i vjetër”, me arsyetime se “Kurti po e zgjëron sovranitetin në Veri” pa treguar se sovrani i vërtet i provizoriumit të sovranitetit është bë të vërtetë KFOR-i, jo Sveçla.
Zgjedhje të përgjithshme sa më parë, derisa Perendimi e ka besimin te populli i Kosovës, sepse edhe ku besimi mund të tretet befasisht, nëse nuk esëllohemi!
Autori është opinionist i rregullt i “Gazetës Infokus”
Të tjera
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...