Lajme

Mbi 73 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, deri në orën 15:00 votuan 436 mijë e 815 qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 07 June 2026

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 kanë votuar gjithsej 436,815 qytetarë me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët. Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në orën 15:00 kishin votuar 510,525 qytetarë, apo 25.21 për qind e trupit votues.

Kjo do të thotë se në zgjedhjet e sotme kanë votuar 73,710 qytetarë më pak sesa në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

-Advertisement-

Rënie edhe më e madhe vërehet në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, kur deri në orën 15:00 kishin votuar 558,246 qytetarë, apo 28.82 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Në raport me zgjedhjet e 9 shkurtit, deri në këtë fazë të procesit zgjedhor kanë votuar 121,431 qytetarë më pak.

Të dhënat tregojnë se interesimi i qytetarëve për të votuar deri në mesditën e vonë është dukshëm më i ulët krahasuar me dy proceset e fundit parlamentare, ndërsa mbetet të shihet nëse orët e mbetura të votimit do të ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy