Mbi 650 mijë pagesa ‘online’ në vit, të gjitha të sigurta
Autori: Gazeta inFokus
11:57 | 04 May 2018
Gjatë një viti në Kosovë janë realizuar rreth 653 mijë pagesa nëpërmjet internetit dhe të gjitha kanë qenë të sigurta. Rreth 40 për qind e pagesave realizohen nga të rinjtë
Rreth 653 mijë pagesa online janë realizuar gjatë një viti në Kosovë, përderisa nuk është raportuar asnjë rast i vetëm i pasigurisë së pagesave të realizuara përmes internetit.
Në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) bëjnë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pagesave me kartela përmes internetit, 39 për qind e pagesave janë realizuar nga grup-moshat 26-35 vjeç, të cilët janë më të familjarizuar me blerjet e tilla.
Poashtu, sipas raportimeve në BQK nga bankat komerciale në vend, 70 për qind e të gjitha pagesave realizohen me shuma të ulëta financiare, përkatësisht deri në 20 euro.
Standardet e larta të sigurisë
Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së, ka bërë të ditur se bankat komerciale në Kosovë aplikojnë standarde të larta të sigurisë për Visa dhe Master Card me rastin e pagesave online.
‘Me rregulloren e BQK-së për instrumentet e pagesave elektronike, e cila është nxjerrë në gusht të vitit të kaluar (2017) palët janë të obliguar të zbatojnë procedurat e aplikueshme të sigurisë për garantimin e kryerjes së transaksioneve. Kjo rregullore përcakton standardet që duhet të përmbushen në realizimin e një transaksioni duke sqaruar hapat dhe dokumentacionin përkatës’, ka bërë të ditur Mehmeti.
Poashtu, sipas tij, gjithashtu, rregullorja adreson hapat të cilët duhet të ndiqen në rastin e refuzimit të ndonjë pagese nëse ka dyshime në elementin e sigurisë siç mund të jenë: Mospërputhje e nënshkrimit të autorizuar, njoftimit për vjedhje apo humbje, refuzimit nga ana e mbajtësit për të treguar një dokument identifikimi, dyshimeve për një falsifikim, etj. ’Kjo rregullore përcakton detyrat dhe përgjegjësitë për ofruesit e shërbimeve, por edhe për mbajtësit e instrumenteve të pagesave elektronike’, ka bërë të ditur ai.
Asnjë ankesë e raportuar në BQK
Guvernatori Fehmi Mehmeti thotë se deri më tani te Divizioni i Ankesave në BQK nuk është raportuar asnjë rast i pasigurisë gjatë pagesave nëpërmjet internetit.
Sipas tij, blerjet online me kartela gjatë viteve të fundit janë bërë shumë atraktive për qytetarët e Kosovës dhe këto pagesa janë duke u shoqëruar me trende të shpejta zhvillimi. Ato kryesisht përdoren për blerje të mallrave apo shërbimeve, rezervime të hoteleve, pagesa të biletave për udhëtime etj.
‘Numri i pagesave online gjatë vitit 2016 ka qenë 652,994 pagesa. Nga numri i përgjithshëm i pagesave me kartela përmes internetit, të dhënat tregojnë se grup-mosha 26-35 vjeç janë më të familjarizuar me blerjet online ku 39% e pagesave kryhen nga kjo grup-moshë.Gjithashtu sipas te dhënave te raportuara nga bankat komerciale, pagesat online më së shumti kryhen për shuma më të vogla. Pagesat prej 0-20 € përbejnë 70% të të gjitha pagesave të realizuara përmes internetit’, ka sqaruar ai.
Angazhim i përbashkët që të ruhet niveli i sigurisë
Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se evoluimi i shpejtë i pagesave ‘online’ në të gjithë botën ka parashtruar nevojën e zhvillimit të kapaciteteve që ofrojnë siguri për këto transaksione. ‘Prandaj, përkundër rreziqeve ndaj të cilave mund të ekspozohen këto transaksione, unë lirisht mund të them se pagesat ‘online’ në Kosovë kanë rezultuar të jenë mjaft të sigurta në saje të përkushtimit të lartë të BQK-së dhe institutioneve bankare për të siguruar teknologjinë dhe ekspertizën e nevojshme për parandalimin e sulmeve të mundshme kibernetike’, ka potencuar ai.
Edhe Petrit Balija, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës ka thënë se pagesat online të cilat ofrohen aktualisht në platformat e bankave jan1ë të sigurisë së lartë dhe incidentet dhe ankesat janë në numër shumë të vogël.
Sipas tij, kjo është arritur falë një bashkëpunimi të mirëfilltë të të gjitha palëve të cilat janë përgjegjëse për siguri në sektorin bankar si: Komiteti i Sigurisë së Shoqatës së Bankave, departamentet përkatëse të BQK si dhe njësitë e ndryshme shtetërore të sigurisë kibernetike.
Megjithatë, siç ka thënë ai, kjo fushë është shumë dinamike dhe me zhvillime të përditshme, prandaj kërkohet që të vazhdohet me angazhimin e përbashkët që të ruhet dhe përmirësohet ky nivel i sigurisë.
STATISTIKA
652,994 pagesa ‘online’ janë realizuar gjatë një viti në Kosovë dhe të gjitha kanë qenë të sigurta.
39% e pagesave realizohen nga grup-moshat 26-35 vjeç.
70 % e pagesave ‘online’ realizohen me shuma të ulëta financiare, përkatësisht deri në 20 euro
Petrit Balija, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës ka thënë se pagesat online të cilat ofrohen aktualisht në platformat e bankave jan1ë të sigurisë së lartë dhe incidentet dhe ankesat janë në numër shumë të vogël.


T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































