Mbi 500 banorë të Llapushnikut përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 21 June 2023
KEDS ka shtuar tempon e investimeve anekënd Kosovës. Në Llapushnik, lokalitet ky i shtrirë në pjesën qendrore të vendit, është instaluar rrjeti elektrik i ri i tensionit të mesëm dhe i atij të ulët.
Fitim Prokshi, mbikëqyrës i projekteve dhe inxhinier në KEDS, tha se me instalimin e rrjetit të ri, ku përfshihen tre transformatorë, mbi 14,000m përçues elektrikë dhe rreth 230 shtylla të profileve të ndryshme, kanë përfituar më shumë se 200
“Me instalimin e këtij rrjeti të ri elektrik, konsumatorët tanë në këto lagje të Llapushnikut tashmë kanë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe siguri”, tha ai.
Ky investim, që është lëshuar në punë ditëve të fundit, ka dhënë efektet e veta menjëherë, duke sjellë shërbime më kualitative.
Banorët e këtyre lagjeve shprehen të kënaqur me rrjetin e ri elektrik. Bajram Gashi, banor i lagjes Gashi, falënderon KEDS-in që rrjetin e vjetër elektrik e zëvendësoi me të riun.
“Unë jam kthy prej Gjermanisë në vitin 2011. Jam pensionist atje! Atëherë nuk e kemi pasur gjendjen e mirë me furnizim me energji elektrike. Që nja dhjetë ditë jemi lidhur me rrjet të ri dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh ai.
Edhe Avdi Gashi, ish-profesor në shkollën e Mesme të Drenasit, e vlerëson punën e KEDS-it si shumë të nevojshme për fshatin ku jeton, duke përçuar edhe një mesazh tek të tjerët.
“Kemi pasur shtylla të vjetra! Tash kemi tension stabil dhe krejt aparaturat na funksionojnë ashtu siç duhet. Me instalimin e këtij rrjeti uroj që edhe njerëzit të vetëdijesohen dhe të mos e keqpërdorin energjinë elektrike”, thotë ai.
Projekti i rrjetit të ri elektrik i tensionit të mesëm dhe të ulët në këto tri lagje kap një vlerë prej mbi 120 mijë eurosh. KEDS është në përfundim e sipër edhe të një projekti tjetër në dy lagje tjera të Llapushnikut, nga i cili projekt do të përfitojnë mbi njëqind konsumatorë tjerë.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...