Mbi 30 plazma gjaku të dhuruara nga pacientët që kanë kaluar COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 February 2021
Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, deri më tani janë mbledhur 30-40 plazma gjaku të cilat i kanë përmbushur kushtet për përdorim terapeutik për pacientët të infektuar me COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e kësaj qendre, Bukurije Zhubi.
Ajo ka përmendur se duhet plotësuar disa kritere që plazmat e gjakut mund të përdoren.
“Kemi grumbulluar një sasi të caktuar të plazmave kovalescente, por jo të gjitha mund të përdoren si plazma kovalesente, duhet të plotësohen shumë kritere për të pasur mundësi që ato të klasifikohen për përdorim terapeutik për pacientët. Kështu që nga krejt sasia e gjithëmbarshme e stokit të cilin e kemi pas deri më tani janë vetëm 30-40 plazma të cilat i kanë përmbushur kushtet për përdorim terapeutik, kështu që është një punë kogja e madhe kërkon angazhim edhe për stafin dhe nga ana e dhuruesve që vinë të dhurojnë gjak dhe të cilët kanë kaluar Covid-19 në mënyrë që të arrijnë të trajtojmë mjaftueshëm gjithë ata që kanë nevojë për këtë lloj produkti të gjakut”, tha Zhubi
Tutje drejtoresha Zhubi theksoi dy kriteret kryesore që dhuruesi i gjakut duhet ti plotësojë në mënyrë që të ketë mundësinë për të dhuruar plazmën kovalesente.
“Po dhuruesi i gjakut duhet ti plotësojë dy kritere, kriteret e përgjithshme të dhurimit dhe kriteret specifike. Në kriteret e përgjithshme janë kriteret të cilat i plotëson çdo dhurues i zakonshëm. Ndërsa në kriteret specifike përfshihen disa kushte ku fillimisht dhuruesi i gjakut duhet të ketë të dokumentuar që ka kaluar sëmundjen e Covidit, të ketë një test pozitiv, ose një test serologjik që dëshmon që dhuruesi i gjakut ka antitrupa në plazmën e tyre, po ashtu duhet të dokumentojë edhe kalimin e sëmundjes, pra do të thotë duhet të ketë minimum 14 ditë para dhurimit të gjakut të mos ketë ndonjë simptomë të sëmundjes, dhe minimum 14 ditë para dhurimit të mos përdor ndonjë ilaç mjekim për trajtim qoftë Covidit ose jashtë saj dhe të gjitha këto duhet ti plotësojë dhuruesi në mënyrë që të dhurojë plazmën kovalesente”, deklaroi ajo për EkonomiaOnline.
Ajo përmend faktin që ka shumë rëndësi dhurimi i plazmës sepse me dhurimin e saj shpëtohet jetë, dhe jeta e tyre është në duart e atyre që kanë kaluar COVID-in.
“Nuk duhet harruar cekur për qytetarët që edhe plazma shpëton jetë, kështu që disa të sëmurë me Covid-19 jeta e tyre është në duart e gjithë atyre personave që kanë kaluar Covidin dhe të cilët i plotësojnë kushtet për dhurim të gjakut. Dhuroni plazmë, shpëtoni jetë ky është mesazhi im”, përfundoi Zhubi.
Të tjera
-
Arsyet pse dështuan disa vende të pasura nga kriza e koronavirusit
Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të vogla të drejtuara...
-
Vazhdon numërimi, ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta (FOTO)
Komisioni Qendror i Zgjedheve po vazhdon numërimin e votave me kusht dhe vota...
-
Një person djeg shtyllën elektrike e tensionit të lartë
Një person ka ndezur një zjarr në Ferizaj, me ç’rast është djegur një shtyllë...
-
KLMDNJ: Politikanët kosovarë nuk duhet të presin në takim Lajçakun derisa të kërkoj falje për hartën
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar rret...
-
Vdes avokati i njohur kosovar
Ka vdekur njëri nga avokatët më të njohur në regjionin e Mitrovicës, Zeqir Ma...
-
Mesazhet e koduara që po dërgohen nga LDK-ja
Me datë 14 mars, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do ...
-
Për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe janë suspenduar 23 të tjerë
Gjatë vitit 2021 janë arrestuar 12 punonjës policorë dhe 23 prej tyre janë su...
-
Pejani që thoshte se merr vetura, ia vjedh veturën edhe kryetarit të Komunës
Valon Loxha nga Peja, i cili u bë i njohur pas një kronike ku tregonte se i m...
-
Grabitet me armë pompa e derivateve në Pejë
Dy persona kanë raportuar në polici se në një pompë të derivateve derisa ishi...
-
Policia ndalon qytetarin me mulli të drogës
Policia e Kosovës ka ndaluar një person për shkak se gjatë kontrollimit k i k...
-
Përleshje mes dy familjeve në Istog, Policia ndërhyn me sprej
Një përleshje mes dy familjeve të cilat ishin në konflikt ka ndodhur gjatë të...
-
Ku ishin fshehur 8 kilogramë substanca narkotike që u kapën në Vërmicë?
Njësitë e Doganës dje pasdite në pike kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritu...