Lajme

Mbi 30 mijë aplikime në eKosova për subvencionim të librave

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 26 August 2023

Që nga mëngjesi i djeshëm, kur edhe u hap aplikimi për subvencionim të librave për filloristët nga ana e prindërve në platformën eKosova, e deri sot në orën 16:00, mbi 30 mijë aplikime janë regjistruar.

Kështu së paku ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, i cili tha se sistemi po funksionin mirë.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime. Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900”, ka thënë Kelmendi, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ai tha se shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten, e po ashtu, sipas tij, kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.

Ndër të tjera, ai tha se janë duke u trajtuar edhe rastet e fëmijëve që regjistrohen në shkolla para moshës 6-vjeçare.

“Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]”, potencoi zëvendësministri Kelmendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera