Lajme

Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve, 17 persona të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 20 Tetor 2026

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 344 tiketa trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë interval kohor policia gjithashtu ka arrestuar 17 persona.

Sipas statistikave të përgjithshme gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 26 aksidente trafiku me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

-Advertisement-

Ndërkohë, nga 17 personat e arrestuar, tetë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy