Lajme

Mbi 195 mijë votues më pak se më 28 dhjetor, deri në orën 17:00 votuan 569,011 qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 07 June 2026

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 kanë votuar 569,011 qytetarë.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët. Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në të njëjtën orë kishin votuar 764,684 qytetarë.

Kjo nënkupton se deri në orën 17:00 kanë votuar 195,673 qytetarë më pak sesa në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

-Advertisement-

Rënia është edhe më e theksuar në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, kur deri në orën 17:00 kishin votuar 871,662 qytetarë.

Në raport me ato zgjedhje, deri tani kanë votuar 302,651 qytetarë më pak.

Shifrat tregojnë një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor krahasuar me dy palët e fundit të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa mbetet të shihet nëse orët e fundit të votimit do të ndikojnë në ngushtimin e këtij dallimi.

Krahasimi i pjesëmarrjes deri në orën 17:00:

  • 7 qershor 2026: 569,011 votues
  • 28 dhjetor 2025: 764,684 votues
  • 9 shkurt 2025: 871,662 votues

Dallimi:

  • 195,673 votues më pak krahasuar me 28 dhjetorin 2025.
  • 302,651 votues më pak krahasuar me 9 shkurtin 2025

/Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy