Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë në gjashtë muajt e parë të 2013-tës

Autori: Gazeta inFokus
09:53 | 10 July 2023
Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur mbi 1.5 milion mërgimtarë.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është realizuar nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.
Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari”, numri më i madh i mërgimtarëve ishte nga Zvicra, me 583,206 udhëtarë apo 38.24 për qind e numrit të përgjithshëm të udhëtarëve. Po ashtu, numër të lartë të ardhjes së mërgimtarëve kishte dhe nga Gjermania me 517,863 udhëtarë, Turqia me 165,727 udhëtarë dhe Austria me 6.1 për qind të pjesëmarrjes së udhëtimeve, raporton Telegrafi.
Për sa i përket numrit të fluturimeve, nga Zvicra janë realizuar 3,750 udhëtime, pasuar nga Gjermania me 3,315, Turqia me 1,150 dhe Austria me 710 fluturime.
Numër më i madh i ardhjes së mërgimtarëve është realizuar gjatë muajve prill dhe maj, ku kanë ardhur në total 586,157 udhëtarë me 4,040 fluturime.
Gjatë muajit janar kanë ardhur 235,834 mërgimtarë me 1,660 fluturime, në shkurt në vendin tonë kanë ardhur 193,116 udhëtarë me 1,238 fluturime, në muajin mars kanë ndodhur 1.496 fluturime me 221,760 udhëtarë, ndërsa në muajin qershor janë 289,919 udhëtarë me 2,026 fluturime.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi.
Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro.
Bazuar në kanalet e dërgimit, BQK-ja thotë se, 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.
Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 41.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20.2 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9.1 për qind.
Banka Botërore thotë se pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind, ku nga shpallja e pavarësisë janë dërguar 13 miliardë euro.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Të tjera
-
Vras*ësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake beson se e di motivin
Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamt...
-
LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryemin...
-
Tragjedia në Austri, MPJD: Nga informacionet zyrtare s’ka shtetas të Kosovës në mesin e viktimave – jozyrtarisht mund të jetë një e mitur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të v...
-
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marce...
-
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit t...
-
Vdek*ja tragjike e të tre të rinjve, Vitia nesër në Ditë Zie
Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nder...
-
Vras*ja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vje...
-
Vrite*t në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një vajzë shqiptare është gjetur pa shenja jetë në Gjermani në rrethana tragj...
-
Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorë...
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...
-
Bedri Hamza për takimin me Kurtin në Mitrovicë: Nuk e kemi bisedu fare temën për koalicion në nivel qëndror
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth t...