Lajme

“Mbështetje e palëkundër për Kosovën”, Osmani takon Presidentin Biden në Londër

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 19 September 2022

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Londër me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Osmani e takoi Bidenin gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidentja tha se Biden shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.

-Advertisement-

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera