Mbërrin në Ukrainë dërgesa e parë me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 08 November 2022
Ukraina ka marrë në dorëzim dërgesën e parë të Sistemeve Kombëtare të Raketave të Avancuara Tokë-Ajër (NASAMS) dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore Aspide për t’u përdorur në luftimet ndaj forcave ruse.
“Do të vazhdojmë të rrëzojmë objektivat e armikut që na sulmojnë. Faleminderit partnerëve tanë: Norvegjisë, Spanjës dhe SHBA-së”, shkruajti në Twitter Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara po përshpejtonin dërgimin e sistemit të sofistikuar NASAMS në Ukrainë pas sulmeve të shumta ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, një grup kërkimor në fushën e mbrojtjes me seli në Londër, nënvizoi urgjencën për t’i siguruar Ukrainës më shumë pajisje dhe municione perëndimore për të përballuar sulmet me raketa dhe dronë.

Look who’s here!
NASAMS and Aspide air defence systems arrived in Ukraine!
These weapons will significantly strengthen #UAarmy and will make our skies safer.
We will continue to shoot down the enemy targets attacking us.
Thank you to our partners: Norway, Spain and the US. pic.twitter.com/ozP4eXhgOg
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) November 7, 2022

Në një raport të institutit thuhet se “Perëndimi duhet të shmangë vetëkënaqësinë për nevojën për të forcuar urgjentisht kapacitetet ukrainase për mbrojtjen ajrore. Është thjesht falë dështimit të saj për të shkatërruar sistemet e lëvizshme SAM të Ukrainës [raketat tokë-ajër] që Rusia nuk është në gjendje të përdorë efektivisht fuqinë e zjarrit ajror potencialisht të rëndë dhe efikas të bombarduesve të saj dhe avionëve gjuajtës për të bombarduar objektivat strategjikë ukrainas dhe pozicionet e vijës së parë nga lartësia mesatare, siç bëri në Siri”.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se humbja e anëtarëve me përvojë të ekuipazheve ajrore nga Rusia gjatë luftimeve në Ukrainë po kontribuon në “mungesën e epërsisë ajrore” të Moskës dhe ka të ngjarë që situata të përkeqësohet nga përgatitja e dobët së bashku me “rreziqet e rritura të kryerjes së mbështetjes së afërt ajrore në zona me mbrojtje të dendur ajrore”.
Kapaciteti ajror i Rusisë “nuk ka gjasa të ndryshojë në muajt e ardhshëm”, tha Britania në një përditësim të postuar në Twitter. “Humbjet e avionëve të Rusisë ka të ngjarë të tejkalojnë ndjeshëm kapacitetin e tyre për të prodhuar skeletë të rinj avionësh. Koha e nevojshme për trajnimin e pilotëve kompetentë redukton më tej aftësinë e Rusisë për të rigjeneruar aftësinë ajrore luftarake”./VOA
Të tjera

Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...

Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...

Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...

Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...

Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...

Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...

KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...

Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...

Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...

Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...

Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...

Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...