Lajme

Mbërrin në selinë e PDK-së edhe lideri Kadri Veseli

Autori: Hateme Smajli 22:05 | 29 January 2020

Anëtaret e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të hyjnë një nga një në selinë e kësaj partie në Prishtinë.

E në këtë seli ka mbërritur tashmë edhe kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus raportoi se ka mësuar se lideri i kësaj partie ka ftuar në takim të jashtëzakonshëm anëtarët e kryesisë të kësaj partie nga ora 22:00 

-Advertisement-

E pas Kadri Veselit në selinë e PDK-së është parë duke hyrë edhe Hajredin Kuqi.

Arsyeja se përse po mbahet ky takim ende nuk dihet./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera