Sport

Mbappe vrapon me ritme të frikshme, statistikat kërcënojnë Messin dhe Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 26 April 2019

Bota e futbollit është e ndarë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, kur vjen diskutimi për futbollistin më të mirë në botë, por një tjetër yll; po kërcënon fronin e tyre.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, që po tregon një rritje konstante, ndërsa shifrat e tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një “kanibal”, që do të dominojë skenën e futbollit për të 10-15 vitet e ardhshme.

Aktualisht francezi ka 20 vite, 4 muaj dhe 5 ditë mbi shpinë, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren franceze, numëron plot 90 gola të shënuar, 12 prej të cilëve me “gjelat”.

-Advertisement-

Nëse krahason këto shifra me Lionel Messin, kur kishte të njëjtën moshë, vëren se argjentinasi kishte shënuar vetëm 1/3-ën e atyre golave, pra 30, ndërsa Cristiano Ronaldo, kishte shënuar vetëm 27 gola.

Këto shifra konfirmojnë se Kylian Mbappe është jo vetëm një premtim i madh, por edhe një realitet i frikshëm. Megjithatë Messi dhe Ronaldo kanë fituar thuajse gjithçka, ndaj tashmë i takon francezit të pasurojë palmaresin e tij të trofeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera