Sport

Mbappe: Messi është futbollisti më i mirë në botë, ja kush i gjuan penalltitë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 20 October 2021

Kylian Mbappe vlerëson Lionel Messin si më të mirin në botë dhe nuk ndihet aspak i zemëruar me faktin që trajneri Mauricio Pochettino ka caktuar pikërisht argjentinasin si goditësin e parë të penalltive te Paris Saint Germain. Në ndeshjen e Champions League ndaj gjermanëve të Leipzig, PSG fitoi dy 11-metërsha, të parin ekzekutoi Messi duke e dërguar në rrjetë dhe duke përmbysur shifrat në favor të parizienëve që triumfuan 3-2 në këtë sfidë, ndërkohë në minutat shtesë parizienët fituan edhe një tjetër penallti të cilën e goditi Mbappe duke e çuar lart mbi traversë.

Vetë sulmuesi francez foli për mediat duke komentuar vendimin e trajnerit Pochettino që Messi të jetë goditësi i parë i penalltive te PSG: “ Është normale, është çështje respekti, është futbollisti më i mirë në botë, është një privilegj që të luajë me ne, gjithmonë e kam thënë këtë. Nëse ka një penallti, do ta gjuajë ai dhe pikë. Në rastin e penalltisë së dytë, ma dha vetë, më tha mere përsipër, ishte fundi i lojës dhe unë e aprovova zgjedhjen e tij”, theksoi Kylian Mbappe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera