Sport

“Mbappe kapiten i Francës? Nuk ka profilin e duhur”, ish-fubollisti i kombëtares kundër sulmuesit

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 12 January 2023

Me Hugo Lloris të tërhequr nga kombëtarja e Francës, tashmë në ajër është edhe roli i kapitenit tek “Gjelat”. Në media përflitet gjerësisht se në këtë rol, Lloris do ta pasojë Kylian Mbappe. 24-vjeçari e ka treguar shpeshherë në fushë se është lideri i Francës dhe mund ta udhëheqë skuadrën drejt sukseseve madhorë.

Por, në dyshim, të paktën nga ish-futbollisti i Francës dhe PSG, Jerome Rothen, është vendosur karakteri i Mbappe, i cili ndryshe nga Lloris nuk është edhe aq i urtë dhe mund të shkaktojë rrëmujë edhe me deklaratat në media. Sipas Rothen, është pikërisht kjo arsyeja pse trajneri Didier Deschamps nuk do ta emërojë Mbappe, të cilit i duhet ende të maturohet kur vjen puna te çështjet jashtë fushe.

“Mendoj se Mbappe si kapiten i Francës do të ishte kundër logjikës së Deschamps. Trajneri është gjithnjë shumë i matur në deklaratat e tij dhe Lloris ishte i një stili që përshtatej me të. Lloris ishte një lojtar i madh, por edhe një nga ata që dinte të ruante balancat dhe para shtypit shfaqej diplomatik.

-Advertisement-

Mendoj se Mbappe nuk do të ishte nga ata që do të përmbahej në konferencat për shtyp, pavarësisht nga dëshira e trajnerit. Mbappe bën shumë zhurmë, reagon shpejt dhe në mënyrë instiktive. Krejtësisht ndryshe nga Deschamps, ndaj mendoj se ai nuk do të zgjedhë Mbappe për shiritin e kapitenit”< u shpreh Rothen.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy