Sport

Mbappe kapiten i Francës, Griezmann mendon largimin nga Kombëtarja

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 21 March 2023

Kylian Mbappe do të jetë kapiteni i kombëtares franceze.

Sipas raportimeve nga mediet franceze kjo zgjedhje e trajnerit Didier Deschamps ka lënë jo pak persona të habitur.

Personi më i zhgënjyer nga ky vendim është Antoine Griezmann, i cili duhet të kishte trashëguar shiritin e Hugo Lloris për shkak të kohëzgjatjes në Kombëtare.

-Advertisement-

Griezmann krenohet me 117 paraqitje për “Les Bleus” (i 5-ti në renditjen e të gjitha kohërave) dhe që nga 31 gushti 2017 ai nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Madje nga raportimet nga Franca theksohet se lojtari i Atletico Madrid, për shkak të këtij vendimi, por edhe për shkak të një debati që thuhet se ka patur me Mbappe, mund ta mbyllë me Kombëtaren dhe të largohet nga grumbullimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera