Sport

Mbappe është i lirë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 01 January 2022

Kylian Mbappe më në fund është i lirë për të negociuar me Real Madridin.

Ai ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe zyrtarisht, nga sot, mund të negociojë me cilindo klub të dojë për të vazhduar karrierën.

Nga Spanja e quajnë si punë të kryer trasnferimin e Kylian në Real Madrid, i cili ka ëndërruar si fëmijë që ta veshë fanellën e Los Blancos.

-Advertisement-

Reali do të bëjë disa ndryshime në verë, largimi i Eden Hazard është i paevitushëm dhe do të lirojë numrin 7 për Mbappen, numër i preferuar pak edhe për shkak të idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

CR7 shkroi historinë për nëntë sezone me Realin, dhe Mbappe është i vendosur që ta bëjë të njëjtën gjë nga sezoni 2022/23.

Ai ka ende në tavolinë ofertën marramendëse të PSG-së për të rinovuar kontratën, por pasi klubi nuk e shiti në verë edhe përkundër dy ofertave marramendëse të Realit, Mbappe ka vendosur që të mos rinvojë dhe të largohet falas.

Sido që të jetë, ditët, javët apo muajt në vazhdimi presioni do të jertë tejet i madh për Mbappen, por Madridi do të tentojë ta qetqësojë francezin përmes bisedimeve dhe ta bindë që mos të rinovojë me PSG-në, që vitin e kaluar nuk i deshi 200 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera