Sport

Mbappe akuzohet për përdh*unim, prokurori suedez konfirmon hetimin

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 15 October 2024

Një hetim për përdhunim ishte hapur pa përmendur Kylian Mbappe, pas raportimeve të mediave se ylli i Real Madridit dhe Francës ishte i dyshuari për këtë akt pas një vizite në Suedi.

Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Expressen si edhe transmetuesi publik SVT të martën raportuan se 25-vjeçari Mbappe ishte objektivi i hetimit, pas vizitës së tij dy-ditore në kryeqytetin nordik javën e kaluar.

“Në përgjigje të raporteve të mediave për një përdhunim të dyshuar në Stockholm, prokurori mund të konfirmojë se një kallëzim penal është dorëzuar në polici”, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë suedeze. Ai shtoi se incidenti i supozuar ndodhi në një hotel më 10 tetor, por nuk përmendi një të dyshuar dhe tha se nuk mund të ndahen informacione të mëtejshme për momentin.

-Advertisement-

‘Expressen’ identifikoi Mbappe si të dyshuar, duke cituar burime anonime, ndërsa Aftonbladet dhe SVT thanë të martën se kishin marrë gjithashtu informacione që konfirmonin se Mbappe ishte i dyshuari. Expressen tha se Mbappe ishte “i dyshuar në mënyrë të arsyeshme” për përdhunim dhe sulm seksual, niveli më i ulët i dy dyshimeve në sistemin ligjor suedez.

I kontaktuar nga AFP, stafi dhe menaxherët e Mbappe thanë se nuk kishin asnjë dijeni për ankesë ligjore të bërë kundër tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera