Mban rekordin për shpenzime në mbushje telefoni, Mimoza Kusari – Lila shpenzoi afro 500 euro
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 29 October 2024
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila për 7 muaj ka shpenzuar hiq më pak se 480 euro vetëm në mbushje telefoni.
Për çdo muaj qysh nga janari 2024 deri në muajin gusht, deputetja e partisë në pushtet ka shpenzuar 60 euro në muaj nga buxheti i shtetit për shpenzime telefoni.
Kjo sipas tabelës së shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës, ku shihet se deputetja Kusari – Lila mban rekordin e shpenzimeve sa i përket deputetëve të partive.
Ndërsa duke përfshirë edhe pagën e shpenzimet jashtë vendit, buxhetit të shtetit, Kusari Lila i shpenzoi mbi 17 mijë euro.
Sipas të dhënave për shpenzimet që ka siguruar Gazeta Infokus, në udhëtime zyrtare jashtë vendit, Kusari Lila për këtë periudhë kohore ka shpenzuar afro 5 mijë euro.
E para e deputetëve të partisë në pushtet jashtë vendit shpenzoi 2 mijë e 394 euro vetëm në shpenzime të vogla apo siç i quajnë ata, para xhepi.
Në akomodime 1 mijë e 772 euro, dhe shpenzime të tjera rreth 795 euro, shkruan Gazeta Infokus.
LEXO EDHE: Drekat e luksit: 6000 euro për tre dreka zyrtare të Saranda Bogujevcit
Kujtojmë se disa herë shefes së deputetëve të VV-së, i janë publikuar përgjime telefonatash me Slavko Simiq të Listës Serbe dhe së fundmi edhe me kryeterroristin serb, Milan Radojiçiq ku ajo koordinohej për të pasur votën e listës serbe tyre në Kuvend.
Madje në bisedën e fundit që u publikua nga Paparaci, Kusari – Lila e quante Radojiçiqin edhe “brate” që në shqip do të thotë “vëlla”.
Pas publikimit të këtyre bisedave pati reagime të shumta dhe u kërkua edhe shkarkimi i Kusari Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Një ditë më pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti luftë hibride të mediave publikimin e përgjimeve. Madje ai me disa lule në duar, i festoi ditëlindjen, shefes së GP të partisë së tij.
“Ju porsa e thatë se në këtë moment ka pasur një përgjim ndaj shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Unë kam përshtypjen se këto kohë do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë sonë dhe Grupit tonë parlamentar”, kishte deklaruar Kurti para gazetarëve.
Ndërsa Kusari-Lila në një intervistë në KTV e pranoi se ka biseduar me kriminelin serb, Radojiçiq. Ajo ka thënë se biseda është bërë vitin e kaluar.
“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila./Gazeta Infokus
Drekat e luksit: 6000 euro për tre dreka zyrtare të Saranda Bogujevcit
Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...