Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”

Autori: Gazeta inFokus
22:00 | 14 February 2023
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte, thuhet në një studim amerikan të publikuar më 14 shkurt.
Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”. Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm.
Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët.
Në raport bëhet thirrje që një trup i pavarur të ketë qasje në kampet dhe Rusia të ndalojë menjëherë birësimin e fëmijëve ukrainas.
Qeveria ukrainase së fundmi ka thënë se mbi 14.700 fëmijë janë deportuar në Rusi dhe ka pretenduar se disa prej të cilëve po keqpërdoren seksualisht.
Në raportin amerikan, që është bazuar në imazhe satelitore dhe në të dhëna publike, u tha se të paktën 6.000 fëmijë janë dërguar në kampe, por u shtua se “ky numër ka të ngjarë që të jetë shumë më i lartë”.
Rusia ka argumentuar se po shpëton jetimët ose po i dërgon fëmijët brenda territorit të saj për t’iu ofruar kujdes shëndetësor. Disa prindër janë detyruar që të japin miratimin për dërgimin e fëmijëve të tyre në Rusi, shpesh me shpresën që ata do të kthehen, u tha në raport.
Në raport u tha se autoritetet ruse po kërkojnë që të ofrojnë këtyre fëmijve këndvështrimin pro-Moskës përmes programeve shkollore dhe përmes bisedave që ata zhvillojnë me veteranët.
Këta fëmijë po ashtu janë trajnuar për të përdorur armët e zjarrit, edhe pse Raymond tha se nuk ka të dhënë se ata do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.
Në raportin e publikuar u tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë ngushtë i përfshirë në këtë operacion, veçmas me Maria Lvova-Beloava, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve.
Ajo citohet të ketë thënë se 350 fëmijë janë birësuar nga familjet ruse dhe mbi 1.000 të tjerë po presin që të finalizohet procesi i adoptimit./REL

Të tjera
-
Policia kap sasi armatimi në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të armatimit në rrugën “Ivo Lola Ribar” ...
-
Rama e quajti mashtrues e propagandist, Çeku i përgjigjet: Gënjeshtar i paskrupullt, debat veç në gjykatë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin “e dorëhequr” të K...
-
Rritje marramendëse për 3 vite: Mësojeni se sa më shtrenjtë do ta paguani rrymën nga muaji maj me tarifat e reja
Nuk kryejti punë as reagimi masiv i qytetarëve, protestat e as gjendja e rënd...
-
Bajrami e ashpër me Muratin, ia kujton ligjin e 2022’tës: Mos i manipulo faktet
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit ...
-
Vetëm gjatë shkurtit në Kosovë lindën 1 mijë e 955 fëmijë
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 1 mijë e 955 fëmijë....
-
Një ditë pasi u mbyll konkursi, qeveria e “dorëhequr” emëron drejtorët e bordit të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Prizren
Dje deklaruan se kanë dhënë dorëheqje. Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga...
-
Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet...
-
Emilija Rexhepi: E mbështes Kurtin për qeveri të re – nuk e di pse deputetët dolën kundër njëri-tjetrit
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti 2, Emilija Rexhepi, ka thënë se do ta ...
-
Plạgọset një 30-vjeçar në Milot, pas një sherri me thikạ
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Milot, pas konfliktit me tre pers...
-
Pensionet, Rama: Rritje graduale, synojmë që minimali të jetë 200 euro
Kryeministri, njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë ...
-
Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër
Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministr...
-
Bullgaria s’përfshihet në aleancën Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Çitaku: Maqedonci foli në emër të Bullgarisë, amatorizëm
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është amatorizëm diploma...