Lajme

Mbahet takimi i Grupit Punues për bashkëpunimin e Komitetit Evropian të Rajoneve me Ballkanin Perëndimor, Krasniqi flet për reformat e MAPL-së

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 25 October 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në kuadër të grupit punues për bashkëpunimin e Komitetit Evropian të Rajoneve me Ballkanit Perëndimor, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetin Evropian të Rajoneve, duke përmendur reformat, iniciativat dhe platformat e MAPL-së përmes së cilave agjenda evropiane është më lehtë e përmbushur nga Komunat dhe ndihmon rrugëtimin e Republikës së Kosovës në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Ministri Krasniqi, në fjalën e tij, ka përmendur digjitalizimin, agjendën e gjelbër dhe programet e bashkëpunimit ndërkufitar të financuara nga fondet IPA si mundësi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Komunave dhe Komitetit Evropian të Rajoneve.

Grupi Punues i Komitetit Evropian të Rajoneve përbëhet nga përfaqësues të rajoneve nga të gjitha vendet e BE-së dhe organizon dy konferenca në vit, një në Bruksel në kuadër të ngjarjes vjetore të Ditës së Zgjerimit dhe një në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi

-Advertisement-


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera