Mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/eksodi-bllaca-818x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 10 April 2023
Në Han të Elezit u mbajt sot manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, “Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta” ndau çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.
Kryetari i Shoqatës për kthimin e shqiptarëve, Jahja Lluka u shpreh se është obligim i të gjithëve për ta mbajtur gjallë Bllacën e viteve të 99-ta.
Lluka theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë me shumë për mirëmbajtjen e memorialit, pasi siç tha ai, pas një kohe mund të mos ekzistojë.
“E kemi për obligim ta mbajëm gjallë Bllacën e viteve 99-të, 440 mijë njerëz kanë kaluar nëpër Bllacë. Më e mira e Bllacës 99-të është pas fitores se pas UÇK-së është fitorja e refugjateve shqiptarë. Prishtina e ka për obgligim t’i ndihmojë Hanin e Elezit, memorialin, sepse Prishtina ka buxhet, të cilin nuk mund ta harxhojë, kështu që, është më mirë të harxhohet për një të mirë të përbashkët. Qeveria e Kosovës pa marrë parasysh kush vjen kryeministër, duhet të ketë interesim më të madh për mirëmbajtjen e memorialit, ashtu siç kerkon shteti të mirëmbahet njëjtë kërkon edhe memoriali, sepse ndoshta pas një kohe nuk mund të ekzistojë”, tha Lluka.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Pallazhi, në një fjalë rasti tha se Bllaca do të jetë përherë pjesë e historisë së Kosovës.
Pallazhi shtoi se si kryetar i komunës çdoherë është i gatshëm te ndihmojë për gjitha projektet për Bllacën e viteve të 99-ta.
“Bllaca është simbol i tragjedisë së shqiptarëve, por njëkohësisht dhe simbol i qëndrueshmërisë. Me angazhimin tonë Bllaca 99-të do të jetë përherë pjesë e historisë tonë, sepse vetëm duke i kujtuar do ta mbajmë gjallë ndjenjen e atdhedashurisë”, tha Pallazhi.
Ndërkaq, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60-vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ai nxori nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 vitesh dhe hapi ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran” Ekspozita u hap në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit.
Po ashtu, në Bllacë u mbajt Orë letrare me poezi konkurruese të zgjedhura nga komisioni për “ 24 poet – 24 poezi – 24 vjetorin” përcjellur me Program artistik nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve “Shota” Prishtinë.
Sot, do të shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata kanë qenë fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, ka arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
Para dy vitesh, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.
Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur. Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...
-
Pagesë mbi 8 mijë euro si pagë mujore, e një ‘minierë’ keqpërdorimesh tjera evidentohen nga Auditori në “Trepçën” në prag të falimentimit
Minatorët në minierën e Trepçës në Stan Tërg ndërprenë punën para disa ditësh...
-
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, n...
-
Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim B...
-
FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar...
-
Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Jemi të dekurajuar
Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për d...