Mazreku: Nuk jemi larg zgjidhjes që të bëhemi pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër

Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 30 September 2022
Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk janë larg gjetjes së zgjidhjes që edhe Kosova të behët pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
”Në vazhdimësi është përmendur si pengesë problemi politik, por derisa unë kam ardhur në krye të BKS-së askush nuk është marrë me problemet e brendshme që në atë kohë kanë qenë të shumta. Para se të ankohemi se ne nuk jemi pjesë e OKB-së, ne është dashur t’i kryejmë detyrat e shtëpisë sepse kemi pasur gjendje të rëndë brenda sektorit. Kemi pasur numër shumë të madh të automjeteve të paregjistruara, nuk i kemi pasur të nënshkruara të gjitha marrëveshjet me Byrotë e vendeve përreth nesh. Siç edhe e dini, vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Byronë e Malit të Zi, dhe tashmë ka kaluar një vit pas asnjë problem. Gjithashtu, kemi gjetur mirëkuptim edhe me Byronë Shqiptare rreth një shume të konsiderueshme të mjeteve që kjo është dashur t’i paguajë. Kemi ankuar të gjithë anëtaret një nga një, kemi takuar përfaqësuesit e Byrosë Shqiptare dhe kemi ardhur në përfundim se duhet të mbyllen të gjitha obligimet e ndërsjella”, tha Mazreku.
“Në momentet që po flasim nuk kemi asnjë rast pezull për pagesë, si nga ana e jonë, ashtu edhe nga ana e Byrosë Shqiptare. Pra, me këto veprime edhe një kusht shtesë është plotësuara nga BKS-ja, në raport me Këshillin e Byrove. Kusht tjetër është ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara. Derisa e kemi lansuar projektin e stikersave, kemi pasur mbi 237 mijë automjeteve të paregjistruara në lista. Dy muaj pas lansimit të sistemit janë dhënë efektet në praktikë. Pra, sot kemi vetëm 4,8 % numrin e automjeteve të paregjistruara. Ne si BKS në koordinim të plotë me Këshillin e Byrove po shikojmë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje alternative që edhe Kosova më në fund të bëhet pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër”

Të tjera
-
Bajrami përshëndet vendimin e Komerciales, shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE’së: Krijon precedent të rëndësishëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka përshën...
-
Zyrtarët iranianë festojnë armëpushimin si “fitore” ndaj SHBA-së dhe Izraelit
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përk...
-
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
PrishtinaTicket ju mundëson fluturime direkte çdo fundjavë nga Prishtina në B...
-
Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët e KQZ-së të PDK-së dhe VV-së
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pati përplasje mes anët...
-
BE-ja teston Urën e Ibrit
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe ins...
-
KQZ emëron anëtarët e komisioneve komunale për zgjedhjet lokale 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot një mbledhje ku ka marrë ...
-
LAJMI I FUNDIT: Sërish tërmet në Shqipëri
Në tjetër tërmet sapo ka goditur Shqipërinë, pas lëkundjeve të mëngjesit. ...
-
Partia Demokratike e Kosovës e padit ZRrE-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore...
-
Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se është zyrtar policor
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të...
-
Bie sërish blloku A3, KEK-u deklaron se po prodhon 400 mw energji përmes vetëm dy blloqeve
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është duke përmbushur 8...
-
Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale dhe një qen zyrtar nga Franca për njësinë K9
Policia e Kosovës ka pranuar sot pesë automjete speciale për njësinë me q...
-
MPJD e ambasada në Izrael thirrje kosovarëve: Qëndroni në vende të sigurta
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasada e Kosovës në Izra...