Mazhoranca me minimumin e numrave në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 07 Maj 2023
Mazhoranca në Kuvendin e Kosovës, momentalisht ka mbetur me vetëm 61 deputetë për të miratuar projektligjet, nga gjithsej 66 sosh sa kishte në fillim. Largimi nga Grupi Parlamentar i deputetëve Haki Abazi dhe Fatmir Humolli, mospjesëmarrja me muaj në votim e deputetes Drita Millaku, si dhe shkuarja në pushim të lehonisë të deputeteve Saranda Bogujevci dhe Tinka Kurti, e ka tkurrur mazhorancën në numra.
Kësisoj, mungesa e një deputeti të pushtetit për çfarëdo arsye po e stopon punën e Kuvendit në miratimin e projektligjeve, pasi deputetët opozitarë nuk po marrin pjesë në votim. Në anën tjetër, monitoruesit e punës së legjislativin thonë se edhe ngërçi mes pozitës dhe opozitës për çështjen mjeteve vetanake të komunave, do të pamundësojë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sfidat brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i pranon edhe vetë shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari-Lila, por ajo kritikon opozitën se po refuzon të kryejë detyrën e vet kushtetuese që të marrin pjesë në votim.
“Dy deputete janë në pushimin e lehonisë, janë deputetja Saranda Bogujevci dhe deputetja Tinka Kurti. Tash grupi jonë parlamentar ka 61 deputetë aktiv që marrin pjesë në votime dhe japin mbështetje qeverisë në nismat legjislative, qofshin ato që janë edhe me shumicë të thjeshtë. Në situatën kur një deputet i Lëvizjes ose vonohet apo ka ndonjë angazhim apo është në udhëtim pamundësohet vendimmarrja, pasi opozita refuzon të kryejë detyrën e vet kushtetuese dhe obligative që e kanë, të marrin pjesë në votim.”, thotë ajo për KosovaPress.
Mirëpo, shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë për KosovaPress, se opozita nuk e ka obligim me ia bërë kuorumin mazhorancës. Ai thekson se mbledhja e dhjetëra pikave që shtyhen seancë pas seance, shpërfaq pazotësinë dhe paaftësinë e mazhorancës në Kuvend.
Ndërkaq, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shprehet për KosovaPress se Kuvendi po çalon në përmbushjen e agjendës legjislative në sesionin pranveror.
Ai deklaron se deri tani 27 për qind e ligjeve që janë miratuar janë marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa shton se një e treta e projektligjeve që janë në procedurë, janë po ashtu marrëveshje ndërkombëtare.
Prandaj, Jakaj e sheh të nevojshme daljen nga ngërçi i krijuar në Kuvend, ku pozita duhet të merr iniciativën për konsultime me opozitën për shqetësimet e tyre në Ligjin për Buxhetin.
Megjithatë, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se do të tentojnë që në ditët kur janë të gjithë deputetët e pozitës në Kuvend, të procedojnë tutje projektligje dhe raporte ku nevojitet shumica e thjeshtë.
Ajo pret se kjo gjendje të jetë deri në fund të muajit qershor, kur mund të kthehen dy deputetet nga pushimi i lehonisë.
Mungesa e kuorumit në vendimmarrje gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka bërë që shtyhen vazhdimisht seancat plenare dhe të grumbullohen pika të shumta të pa shqyrtuara./KosovaPress/

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...





























