Mavraj në telashe, përfundon te skuadra e dytë e Hamburgut

Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 28 March 2018
Periudhë tepër e vështirë për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë.
Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij.
Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.
Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace, transmeton “SuperSport.al”.
Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:
“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”
Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

Të tjera
-
Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Ku...
-
Cilat produkte pritet të preken nga rritja e çmimeve në Austri pas tarifave të Trump?
Ndërsa BE-ja përgatitet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një game të gjerë t...
-
Trump: Presidenti kinez është i zgjuar dhe ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë
“Xi është një djalë i zgjuar dhe ne do të përfundojmë duke bërë një marrëvesh...
-
Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq
Analisti Arton Demhasaj u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk hyn në seancë pa...
-
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, vidhen një shumë e konsiderueshme parash
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë. ...
-
Koalicion PDK-VV? / Përgjigjet deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” nuk e ka mohuar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë...
-
Deputetja e re e PDK-së sqaron spekulimet për fotografinë afër Kurtit në Kaçanik: I qëndroj besnike partisë sime
Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka r...
-
Dërguti: Sjellja e Kurtit ndaj LDK-së, tipike e një dhunuesi
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se sjellja e kryeministrit në dety...
-
Mustafa: Dallime janë arsyeja se pse LDK-ja i tha jo takimit me VV-në
Gjatë të hënes Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ia ka dërguar nj...
-
“Ferronikeli” ndal punën deri në fundvit, redukton prezencën e punonjësve
Ndërmarrja “Newco Ferronikeli”, i ka njoftuar punëtorët e saj se pas një peri...
-
Koalicioni i ri i Gjermanisë me lajm jo të mirë për kosovarët që synojnë punësimin në shtetin gjerman
Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perënd...