Sport

Mauricio Pochettino, trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara. Pritet zyrtarizimi…

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 August 2024

Mauricio Pochettino u rikthye shpejt në pankinë, pas largimit të tij nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar.

Sipas The Athletic, argjentinasi ka thënë “Po” për t’u bërë trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara, për Botërorin do ta luajë në shtëpi në vitin 2026 (ndeshjet do të zhvillohen edhe në Kanada dhe Meksikë).

Federata Amerikane ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas eliminimit në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës të organizuar në tokën e saj, gjë që çoi një muaj më parë në largimin e Gregg Berhalter.Përpara se të rikthehej ndaj ish-trajnerit të PSG-së, kombëtarja amerikane kishte pësuar refuzimin e Jürgen Klopp.

-Advertisement-

Pasi ka pasur pesë eksperienca në stolin e një klubi (Espanyol, Southampton, Tottenham, Paris, Chelsea), Pochettino do të zbulojë për herë të parë futbollin ndërkombëtar.

Tekniku 52-vjeçar do të ribashkohet me shefin e ekipit të SHBA, Matt Crocker, me të cilin ka punuar kur ishte në pankinën e Southampton në 2013. Crocker atëherë ishte drejtor i akademisë së ‘Shenjtorëve’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera