Lajme

Matoshi uron Ramadanin për pozitën e zëvendësministrit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 04 January 2018

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani është emëruar sot zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës,  shkruan Infokusi.com.

E Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, ka qenë ndër të parët që ka uruar Ramadanin për postin e ri.

Matoshi përmes një postimi në “facebook” e ka quajtur Ramadanin ekspert i shquar i fushës së sigurisë.

-Advertisement-

Ai madje ka thënë se ky hap dëshmon përkushtimin për krijimin e ushtrisë kosovare dhe afrimin me NATON, transmeton Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Ramdanit në “facebook”./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy