Lajme

Matoshi: Do të kujdesem që qytetarët ta duan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 27 May 2017

Publicisti Halil Matoshi, i cili i është bashkuar AAK-së, tashmë është pjesë e listës për deputet, shkuran “Zeri.info’.

Pas aderimit në këtë subjekt politik, Matoshi ka thënë se do të angazhohet që AAK-ja të përafrohet me bindjet e tija politike liberale ku, siç shprehet ai, njeriu dhe të drejtat e tij janë para secilit formacion tjetër social.

Ai ka treguar për “Zërin” edhe arsyen përse i është bashkuar këtij subjekti politik dhe cili është qëllimi i tij në AAK. “Kam thënë se politika është besim dhe i kam besuar zotit Haradinaj, prandaj vazhdoj të besoj se mund të ndikoj në rikthimin e besimit në lidership, në demokraci dhe në shtetin e së drejtës. Do të përpiqem të ndikoj në krijimin e politikave që i nxisin qytetarët t’i japin dashuri dhe besnikëri Republikës së Kosovës si projekt i përhershëm, si atdhe i jetueshëm”, ka treguar Matoshi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kosovës do të angazhohet në reformimin e arsimit, emancipimin kulturor, mbështetjen e familjes dhe fëmijëve, por edhe për dinjitetin e akëcilit individ si dhe në politikat e strehimit.

“Secili shqiptar etnik dhe secili qytetar kosovar e ka të drejtën e kthimit në atdhe dhe të drejtën e një strehe, (do të angazhohem për krijimin e një agjencie shtetërore për strehim, e jo t’i shoh bashkëqytetarët e mi tek ligën së qari para fëmijëve të tyre, duke u shkaktuar trauma jetësore atyre, duke lypur lëmoshë për një shtëpi banimi!?), pra do të angazhohem fuqishëm për t’ua bërë të mundshme njerëzve t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe të drejtën për lumturi”, ka treguar Matoshi./ZERI/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera