Lajme

Matoshi: Sot enveristët dhe stalinistët protestuan kundër Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 31 January 2023

Analisti Halil Matoshi ka kritikuar protestën kundër Asociacionit, të cilët sot e ka organizuar aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo protestë ka qenë e enveristëve dhe stalinistëve kundër SHBA-së.

Ai ka komentuar edhe gabimet drejtshkrimore që janë parë në parullat e protestuesve.

-Advertisement-

“Ndikimi rus në gjuhën shqipe. Lexoni ‘Ne emerë të popullit shçiptar…’. Sot në Prishtinë, protestë e enveristëve-stalinista kundër Amerikës”, ka shkruar Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera