Lajme

Matoshi pyet LDK-në për orën kur Mustafa nënshkroi koalicion me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 29 May 2017

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Halil Matoshi, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për hipokrizi.

Matoshi i është kundërpërgjigjur akuzave të LDK-së ndaj koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK-së dhe Nismës për Kosovës, se ai është “koalicion i territ”.

Në një ballafaqim me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta, në Klan Kosova, Matoshi e ka pyetur Metën për orën kur LDK, e udhëhequr nga Isa Mustafa, nënshkroi koalicion më 2014 me PDK-në, e udhëhequr asokohe nga Hashim Thaçi, tash president i vendit.

-Advertisement-

“Sa ka qenë ora kur zotëri Mustafa dhe zotëri Thaçi kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion?”, ka pyetur Matoshi, Metën.

Ky i fundit është munduar të arsyetojë koalicionin PDK-LDK, duke thënë se “i vetmi gabim që ka bërë LDK është që s’ka dalë ta shpjegojë koalicionin”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera