Lajme

Matoshi: Justina Shiroka-Pula është mbi nivelin e të gjithë presidentëve

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 07 October 2026

Analisti Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për presidenten e ardhshme, Justina Shiroka-Pula, duke vlerësuar figurën e saj publike dhe profesionale.

Matoshi ka thënë se Shiroka-Pula është një figurë me përvojë akademike dhe politike, duke theksuar se ajo ka shërbyer edhe në pozitën e ministres.

“Zonja Shiroka-Pula është mbi nivelin e të gjithë presidentëve. Është akademike, ka qenë ministre dhe është një qytetare e edukuar mirë”, ka deklaruar Matoshi.

-Advertisement-

Ai ka vlerësuar gjithashtu figurën e saj, duke e përshkruar si një person që, sipas tij, nuk është përfshirë në afera korruptive.

Matoshi ka theksuar se përvoja dhe profili i Shiroka-Pulës mund të jenë elemente të rëndësishme në ushtrimin e detyrës së presidentes.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy