Sport

Mason Mount mendon largimin nga Chelsea, rivalët e londinezëve gati për të përfituar në verë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 17 February 2023

Mason Mount është kthyer në një çështje te Chelsea, pasi anglezi ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes dhe deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

24-vjeçari po luan sezonin e katërt te Chelsea, ndërsa ai është produkt i londinezëve dhe kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2024.

Mount kërkon një aventurë të re, pasi kështu raportojnë burimet pranë lojtarit, ndërkohë Chelsea nuk kërkon të humbasë kohë dhe mediet angleze kanë raportuar se lojtari ka një afat deri në fundin e sezonit për të vendosur, në rast të kundërt ai do të jetë në merkato.

-Advertisement-

Nisur nga kjo situatë, Liverpool, Manchester City dhe United janë vendosur në lëvizje për të përfituar dhe për të tentuar afrimin e mesfushorit.

Tre klubet do të jenë në pritje të përgjigjes së Mount, i cili pavarësisht se ka ende dyshime nëse do të qëndrojë apo jo te Chelsea ai është i vendosur për të vazhduar të ardhmen në Premier League.

Mason Mount numëron në total 190 ndeshje dhe 33 gola në të gjitha kompeticionet me “Blutë” e Londrës, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet afro 70 milionë euro.

Sa i përket drejtuesve të Chelsea, ata pritet të mos bëjnë më asnjë lëvizje në drejtim të lojtarit, pasi klubi ka nevojë edhe për largime pas merkatos së bërë si në verë edhe në janar dhe fjalën e fundit do ta thotë pikërisht Mason Mount.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera