Sport

Maskota e NBA-së me pagë sa trefishi e lojtares më të paguar në WNBA

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 06 October 2022

Angel McCoughtry, basketbolliste e Minnesota Lynx dhe 5 herë pjesëmarrëse në “All Star Game” në WNBA, ka shpërndarë një postim shumë kritik në Twitter, duke komentuar pagën prej 625 000 dollarësh në vit të Rocky-t, maskotës sw Denver Nuggets të NBA-së.

“Mund të mësoj lehtë që të jem maskotë”, shkroi në Twitter dy herë pikëshënuesja më e mirë e WNBA-së, duke ndarë të dhëna mbi diferencën e madhe mes pagës së maskotës më të paguar në NBA dhe lojtares më të mirë në WNBA.McCoughtry krahason 625 000 dollarët që fiton Rocky nw vit me 228 094 dollarë të fituara nga tri herë fituesja e WNBA dhe fituesja pesëfishtë e Olimpiadës, Diana Taurasi (Phoenix Mercury) si lojtarja më e paguar e WNBA së bashku me Jewell Loyd (Seattle Storm) dhe Breanna Stewart (Phoenix Mercury).

Lojtarja më pak e paguar në WNBA është Kaela Davis me 1 607 dollarë. Janë tetë basketbolliste që fitojnë më pak se 10 000 dollarë në sezon.

-Advertisement-

Diferenca e mes pagave të “yjeve” të NBA-së dhe WNBA-së

Paga mesatare për një lojtare të WNBA-së është 102 751 dollarë, ndërsa sezonin e kaluar paga mesatare për një basketbollist të NBA-së ishte rreth 8.5 milionë dollarë.


10 lojtaret më të paguara në WNBA

Jewell Loyd – 228,094
Breanna Stewart – 228,094
Diana Taurasi – 228.094
Ellen Delle Donne – 227.900
Skylar Diggins-Smith – 227.900
Brittney Griner – 227.900
DeWanna Bonner – 227,900
Natasha Howard – 221,450
Tiffany Hayes – 215,000
Chelsea Grey – 206,267

10 lojtarët më të paguar në NBA

Stephen Curry – 48,070,014
John Wall – 47,345,760
Russell Westbrook – 47,063,478
LeBron James – 44,474,988
Kevin Durant – 44,119,845
Bradley Beal – 43,279,250
Paul George – 42,492,568
Kawhi Leonard – 42,492,492
Giannis Antetokounmpo – 42.492.492
Damian Lillard – 42.492.492

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera