Lajme

Maska, shkop bejsbolli dhe gaz lotsjellës – momenti kur serbët përplasen dhe sulmojnë pjesëtarët KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 29 May 2023

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë ndaj protestuesve serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, vazhdon të mbetet para ndërtesës së komunës.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe detonime.

-Advertisement-

Kurse, tashmë janë publikuar pamjet kur protestuesit serbë, disa prej të cilëve ishin me maska, vihen në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Personat e maskuar që shihen në rendin e parë hedhin gjësende të ndryshme ndaj ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë dhe vijojnë përplasjen me ta.

Po ashtu, në pamje shihet se një serb i godet mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejsbolli.

Më herët u raportuar se përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Por sipas Igor Simiqit, nënkryetar i Listës Serbe, protestuesit “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera