Lajme

Mashtruan të moshuarën, ia morën 1 mijë euro për qëndrim në shtëpi fiktive

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 04 March 2023

Dikur ishte objekt ku në të zhvillohej veprimtari hotelerie, gjurmët e të cilës duken edhe tani.

Mbase kjo ka bërë që dikush të mendoj që këto hapësira do të jenë lehtë të adaptueshme për t’i shndërruar në një shtëpi private për përkujdesjen e të moshuarave, në  fshatin Malishevë të Gjilanit.

Edhe disa punonjës të bizneseve përreth i thanë televizionit se ky objekt ishte marrë me qira për këtë qëllim.

-Advertisement-

Por, pikërisht tek ky objekt policia dhe hetuesia zbarkuan të premten, ngase infermieri J.Sh, në emër të këtij institucioni ende jofunksional e kishte nisur punën por në shtëpinë e tij.

Kështu organet e rendit e arrestuan atë, që bashkë me një infermier dhe një infermiere tjetër morën nën përkujdesje një grua të moshuar gjilanase për të cilën familja pagoi 1 mijë euro, e cila u mbajt në lagjën Arbëria në Gjilan për një javë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera