Lajme

Mashtroi duke marrë 3 mijë euro për një vizë pune, arrestohet llapjani

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 16 August 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë pasi i kishte marrë 3 mijë euro një personi me premtimin që do ti rregullonte një vizë pune,

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa rasti nga policia është cilësuar si mashtrim.

-Advertisement-

“Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 € para për ti rregulluar një vizë pune. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raste të tilla në Kosovë nuk janë të rralla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera